Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentrali në Çeki që josh turistët

Një prej objekteve turistike më tërheqëse në Republikën Çeke po përgatitet të mirëpresë vizitorin e një miliontë këtë verë. Hidrocentrali Dlouhe Strane krenohet me një liqen i cili reflekton si pasqyrë vargmalet Jeseniky.

Një liqen që shtrihet mbi vargmalet Jeseniky në veri-lindje të Republikës Çeke, është një pamje e rrallë, dhe është krijuar nga dora e njeriut.

Liqeni artificial me sipërfaqe 15 hektarë është përshtatur mjaft mirë në majën e malit mes një pejsazhi magjepsës. Rreth 500 metra poshtë tij gjendet edhe një rezervuar tjetër, një hidrocentral i ndërtuar për të balancuar mungesat e energjisë elektrike dhe tepricat në kohë të ndryshme të ditës.

Burime të ripërtëritshme të energjisë, përfshi këtu centralet me erë dhe me energji diellore, gradulisht kanë filluar të zënë vend më të madh në prodhimin e energjisë në Republikën Çeke.

Meqë prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme varet nga moti, hidrocentralet luajnë rol në balancimin e shpërndarjes së energjisë së nevojshme. Uji derdhet përmes tubacioneve në turbinë për të përftuar elektricitetin e duhur dhe balancuar kërkesat.

Ndërsa, kur ka elektricitet të tepruar nga burimet e ripërtëritshme, uji pompohet nga rezervuari i poshtëm për në liqenin në majë të malit për të qënë i gatshëm atëherë kur të nevojitet. Këto vepra janë kthyer në një pikë tërheqëse për turizmin.

Projekti i filluar gjatë peridhës komuniste, fillimisht ishte i rrethuar me tela me gjemba. Por pas futjes në shfrytëzim në vitin 1996, kompania CEZ që e ka në pronësi, hapi dyert për vizitorët. Vladislav Sobol është zëdhënës i kompanisë Cez.

“Dikur u debatua nëse ishte i duhur ndërtimi i një strukture të tillë, hidrocentral, më mes të Maleve Jeseniky, nëse do të ndikonte tek ekosistemi. Koha ka treguar që hidrocentrali vërtet përshtatet aty dhe nuk ka ndikuar për keq. Turistët vijnë këtu për të parë hidrocentralin dhe më pas shkojnë në male.”

Kompania CEZ ka rreth 50 centrale që prodhojnë energji elektrike nga burime të ndryshme dhe ky hidrocentral është më tërheqësi për turistët me rreth 80 mijë vizitorë në vit ndërsa këtë verë pritet të shënohet vizitorin e një miliontë.

“Ka dy të veçanta; njëra është mundësia për të vizituar tunelet poshtë tokës ku vizitorët shohin turbinat dhe makineritë ku prodhohet elektriciteti. Tjetra e veçantë është udhëtimi me autobus apo teleferik tek rezervuari i sipërm që ndodhet 1350 metra mbi nivelin e detit. Është një eksperiencë e papërsëritshme kur njerëzit shohin një sipërfaqe kaq të madhe me ujë të rrethuar nga malet,” thotë zëdhënësi Sobol.

Revista Monitor,  18.07.2016