Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gulf Rumani do ndërtojë fabrikë riciklimi vaji

Grupi Chemie-Tech DMCC nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet degës së saj në Rumani, Green Oil dhe Lubes SRL, do të investojë 56 milionë euro në një fabrikë që do të riciklojë vajin e përdorur në industrinë e automobilave. Fabrika do të jetë e vendosur në Oltenita, në qarkun Calarasi të Rumanisë

Grupi do të marrë hua 15 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, për të financuar një pjesë të investimit. Projekti gjithashtu ka për qëllim të krijojë një rrjet kombëtar për mbledhjen e vajit të përdorur, i cili do të përpunohet në njësinë e re.

Adrian Petrus, drejtori i ndërtimit të fabrikës, është ish-zëvendëspresidenti dhe drejtori financiar i Rompetrol, njofton portali lokal Economica.net.

Fabrika do të ketë kapacitet për të ricikluar 73,000 tonë vaj të përdorur në vit. Kjo do të jetë fabrika e parë e tillë në Rumani dhe në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Deri tani, kërkesa për të ka qenë e mbuluar nga importet.

Chemie-Tech DMCC ndërtoi një fabrikë të ngjashme në Emiratet e Bashkuara dhe planifikon të ndërtojë një tjetër në Afrikën e Jugut.

Revista Monitor,  18.07.2016