Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avioni “Solar Impulse 2” mbërrin në Egjipt

Avioni Solar Impulse 2, i furnizuar me energji diellore mbërriti në Egjipt, ndalesa e parafundit në udhëtimin e parë rreth botës pa karburant. Avioni që filloi udhëtimin në Abu Dhabi në mars 2015 dhe që pritet ta përfundojë atë përsëri aty, është pilotuar me radhë nga aviatorët zviceranë Andre Borschberg and Bertrand Piccard.

Qëllimi është të sigurohet mbështetje për teknologjitë e energjisë së pastër. Zwri i Amerikws shkruan se  Solar Impulse 2, avioni elegant një-vendësh, fluturoi sot mbi Piramidat e Egjiptit duke bërë një ulje të qetë në aeroportin e Kajros në 7:10 të mëngjesit. Ai përfundoi një segment fluturimi që zgjati 48 orë e 50 minuta. Në një konferencë shtypi pas uljes, Andre Borschberg, piloti që përshkoi segmentin e 16-të nga Spanja në Kajro, foli për efektshmërinë e avionit dhe potencialin e energjisë së pastër.

“Fluturimi kishte të bënte me kalimin nëpër shumë vende, kultura dhe shtete që ndajnë Detin Mesdhe, por që ndajnë edhe diellin, një burim energjie për përdorimin e teknologjive të pastra”. Solar Impulse fluturon pa asnjë pikë karburanti. Katër motorët e tij furnizohen vetëm nga energjia e grumbulluar nga më shumë se 17 mijë qeliza diellore në krahët e tij. Energjia e tepërt magazinohet në bateri për ta mbajtur avionin në ajër për fluturimet me distancë të gjatë.

Gazeta Shqip,  14.07.2016