Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ISHTI: Subjekti në Vlorë, i gjobitur 2 muaj më parë

Kryeinspektori i ISHTI, Gazmend Osmani dhe inspektorë të këtij institucioni janë nisur menjëherë drejt qytetit bregdetar të Vlorës pas shpërthimit të bombolës së gazit në lagjen “Partizani”.

Inspektorët verifikuan situatën ku ndodhi ngjarja dhe bëjnë me dije se subjekti që po bënte shpërndarjen e gazit nga një bombol e madhe për bombola të vogla të konsumatorëve familjarë ishte pirat dhe i palicencuar.

Sipas ISHTI, subjekti nuk zotëronte asnjë dokument në përputhje me ligjin.

Nga shpërthimi, i cili nuk është shoqëruar me flakë mësohet se janë lënduar 2 persona, punonjësi Nezir Cana 67 vjeç dhe Gjergji Xhebraj 52 vjeç, konsumator familjar.

Ngjarja ndodhi në kohën që po kryhej transfuzioni i gazit nga bombola në bombol.

Ndërkaq inspektorët pas verifikimit të kushteve do të marrin masën ndëshkimore, sipas ligjit, për subjektin i cili rezulton të jetë i paregjistruar dhe praktikisht i palicencuar.

Nga verifikimi i  këtij subjekti privat rezulton se edhe dy muaj më parë , me 2 maj 2016, ISHTI e kishte gjobitur me  me 500 mijë lekë të rinj, për mosrespektim të kushteve teknike në ushtrimin e aktivitetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, këta të fundit kanë ndaluar pronarin Gazmor Nelo.

ISHTI po kryen procedurat në bashkëpunim dhe me policinë ndërsa çështja do i referohet Prokurorisë.

Ora News,  12.07.2016