Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI lajmëron ndërtimin e 8 HEC-eve

Ministria e Energjetikës njoftoi dje ndërtimin e dy HEC të reja me kapacitet 2 MW, teksa katër ditë më parë kishte njoftuar ndërtimin e 6 HEC-ve të tjera.

Kapaciteti i instaluar për objektet e reja është 16 MW, ndërsa ndërtimi i këtyre objekteve ka përfshirë në debat shoqërinë civile për efektet negative në ambient. Duke qenë se ne përgjithësi HEC-et e vogla po ndërtohen në zona të thella larg institucioneve audituese shumë nga këto vepra kanë shmangur projektet dhe janë bërë pa konsulta me komunitetin duke e dëmtuar rëndë qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit.

HEC Kolonjë me kapacitet prodhues nën 2 MW, do të ndërtohet në pellgun e përroit të Rehovës, degë e lumit Vjosa, Qarku Gjirokastër. Shoqëria “E.T.T GROUP AUTO” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Tregtim me shumicë dhe pakicë të autoveturave dhe administrimin e ofiçinave të ndryshme, dhënien me koncesion të autoveturave, motoçikletave, për transportin e pasagjerëve ose mallrave.

Gjithashtu “A.T.A EAGLE EKSPLORATION” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë për miratimin e ndërtimit të hidroҫentralit “TPLAN”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Tplanit, Bashkia Tropojë. Shoqëria “A.T.A EAGLE EKSPLORATION” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Kërkim-Zbulim, prodhim, shfrytëzim, përpunim, import-eksport dhe tregtim të mineraleve të kromit, hekur-nikelit si dhe mineraleve të tjera.

“AVDOLLI” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidroҫentralit “REHOVË”, me kapacitet prodhues 0.230 MW, në rrjedhën e lumit të Rehovës, Qarku Korçë. Shoqëria “AVDOLLI” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Prodhim dhe tregtim me shumicë e pakicë i materialeve të ndryshme të ndërtimit.

Aplikuesi “GREENTECH ENERGY SYSTEMS” ka kërkuar të  ndërtojë hidrocentralin “PISHAT”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në lumin e Holtit, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan. Shoqëria “GREENTECH ENERGY SYSTEMS” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit marrjen dhe shfrytëzimin e koncesioneve me qëllim prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme.

“LIRINVEST” sh.p.k., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “FIORINA”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në lumin e Fanit të Vogël, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë. Shoqëria “LIRINVEST” SH.P.K., është me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Realizimin e projekteve ne sektorin e ndërtimeve civile ekonomike, levizjen e dherave, tarraca, prodhimin e elementeve parafabrikate, beton etj.

Aplikuesi “BREÇANI R.O.S.P” sh.p.k., ka kërkuar ndërtimin e hidrocentralit “Drita”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në lumin e Gashit, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shoqëria “BREÇANI R.O.S.P” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Shërbimi i ruajtjes dhe i sigurisë fizike të personave dhe objekteve dhe shërbime të ruajtjes.

Kompania  “DERBI-E”sh.p.k., ka kërkuar ndërtimin hidrocentralit “ANTENA”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në lumin Zalli i Shtamës, Bashkia Mat, Qarku Dibër. Shoqëria “DERBI-E” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit në fushën e projektimit, të ndërtimit, zbatimit, në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm, mbarështrim pyjesh etj. Supervizion dhe Kolaudim.

Njoftimet e Ministrisë së Energjisë

-Njoftim për ndërtimit të HEC “KOLONJE”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “TPLAN”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “HEROVE”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “PISHAT”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “MUSHTRI”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “FIORINA”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “DRITA”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

-Njoftim për ndërtimin të HEC “ANTENA”, me kapacitet të instaluar deri në 2MW

Revista Monitor,  08.07.2016