Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP për sigurinë rrugore

Shqipëria shpenzon 3 mijë euro për kilometër në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa vendet e rajonit 5 deri në 7 mijë euro.

Nëse i referohemi këtyre shifrave kuptohet situata në të cilën ndodhen akse të ndryshme në vend, përsa i përket rrezikëshmërisë për aksidentë rrugore. “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë”, organizuar nga TAP dhe “Avis” ishte konferenca e parë e organizuar në Shqipëri.

Në këtë konferencë u diskutuan zgjidhje mes institucioneve shtetërore dhe private përsa i përket shmangies së aksidenteve rrugore. Menaxheri i TAP për Shqipërinë dhe Greqinë, Karl Roberts në një intervistë për televizionin Scan, u ndal në rëndësinë që ka trajnimi i shoferëve për të shmangur aksidentet.

Presidenti i “AVIS” për Shqipërinë, Gazmend Haxhia, cilësoi si zonat më të rrezikshme aktualisht për aksidente vijën bregdetare, duke ju referuar edhe fluksit të pushuesve, të cilët duhet të respektojnë më shumë sinjalistikën.

Standartete e zbatuara nga vendet e Bashkimit Evropian mbi sigurinë teknike të rrugëve u morën si pikë referimi në këtë konferencë, për të drejtuar përpjekjet e përbashkëta të sektorit publik dhe privat në Shqipëri për rrugë më të sigurta.

Scan TV,  07.07.2016