Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Liçensimi i matësve të energjisë është zvarritur

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës (AMK) është kritikuar nga kompanitë që operojnë me shitjen e njehsorëve elektrikë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një tryezë të organizuar të martën, në Ditën Botërore të Metrologjisë, Sebastijan Luposha nga kompania “Landis Gyr” ka shprehur zhgënjimin e tij për zvarritjen e procedurave për licencimin e një njehsori të mençur të energjisë elektrike i destinuar për konsumatorët e KEDS-it.

Ka thënë se kanë aplikuar në verën e kaluar për licencimin e një tipi të njehsorëve, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për më shumë se 10 muaj.

E ndërkohë, një ekspert i angazhuar nga Ministria i kishte dhënë përgjigje negative në aplikimin e tyre. Raporti i ekspertizës, sipas tij, nuk është profesional dhe ka gabime elementare në aspektin e njehsorëve.

Luposha ka bërë të ditur se kanë nënshkruar dy kontrata me KEDS-in për furnizim me njehsorë të mençur elektrikë, porse nuk po mund të jetësohet për shkak të burokracisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë.

Telegrafi,  29.06.2016