Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rekordi i makinës elektrike

Një makinë elektrike e ndërtuar nga një grup studentësh zviceranë theu rekordin botëror të shpejtësisë.

Mjetit që merr energji nga një bateri e karikueshme, iu deshën 1 mijë e 513 sekonda për të kapur shpejtësinë e 100 kilometrave për orë.

Deri më tani, asnjë automjet elektrik nuk ja ka dalë mbanë që të kapë këtë shpejtësi në më pak kohë.

Rekordi mbahej nga një makinë e ndërtuar nga Universiteti i Shtutgartit vitin e kaluar me 1 mijë e 779 sekonda dhe sa për krahasim, kujtojmë se makina joelektrike që kap më shpejt 100 kilometra në orë është Porsche918 Spyder, të cilës i duhen vetëm 2.2 sekonda.

Top Channel,  28.06.2016