Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Radhima dhe Orikumi pa energji

Prej 5 ditësh banorët e Radhimës dhe Orikumit kanë pasur ndërpreje të energjisë elektrike prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 19:00.

Shkak i ndërprerjes së energjisë elekrike mësohet së janë bërë punimet që po kryhen në linjat e tensionit të lartë në zonën Babicë-Rradhimë.

Sipas banorëve, ata nuk nuk janë lajmëruar për ndërprerje me orare të zgjatura, ku sipas tyre kjo situatë do të vazhdojë deri në datën 10 korrik.

Banorët shprehen të shqetësuar sepse mungesa e energjisë elektike, në sezonin turistik që ndodhemi është falimentim për bizneset.

Ata kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemit, në të kundërt ata do të bllokojnë rrugën në shenjë proteste.

Shqiptarja.com  25.06.2016