Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Himachal do furnizojë TAP me fibra optike

Projekti Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur si fitues për furnizimin me fibra optike kompaninë indiane Himachal Futuristic Communications Ltd. Janë në total 1,550 kilometra fibra optike që do të depozitohen.

Fibrat do të lehtësojnë komunikimin midis aseteev të tilla, si kompresorët dhe stacionet e valvulave të bllokimit me qendrën e kontrollit mbikëqyrës. HFCL është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kabllove me fibra optike me zyra në më shumë se 30 shtete.

Tubacioni 870 kilometra do të jetë i lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të vijnë në breg në jug të Italisë.

Revista Monitor,  24.06.2016