Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brexit trondit çmimet e naftës

Çmimi i naftës ra me më shumë se 6% të premten, pasi Britania votoi për daljen nga BE-ja në një referendum historik, duke shkaktuar një pasiguri në treg duke thyer përpjekjet europiane për të krijuar një unitet më të madh.

Tregjet financiare kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me atë çka do të ndodhte nga largimi i Britanisë nga BE-ja, por që qartazi nuk ndikoi në votën e britanikëve për të lënë Europën.
Dollari ra poshtë 100 Jenëve për herë të parë që nga nëntori i 2013, kurse paundi pësoi rënien më të madhe në historinë e tij.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra me 2.70$, duke arritur në $48.21/ fuçia, mëngjesin e sotëm. Çmimi ne ShBA arriti $47.46/ fuçia. Më parë te dy këta tregues ranë më shumë se 6%, rënia më e madhe që nga 18 prilli.

Revista Monitor,  24.06.2016