Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH jep 218 mln euro për KESH

Qeveria arriti marrëveshjen për kredinë 218 milionë euro që BERZH do të japë për sektorin elektroenergjetik shqiptar.

Ministri Gjiknuri thotë se kjo shumë do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare që KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara si pasojë e keqmenaxhimit të entit.

“Kishte të bënte me operacionet e dështuara ekonomike, me eksperimentet e shumta që ju ngarkuan KESH-it, me një faturë të lartë për hidrocentralet private te pashlyer dhe të gjithë elementët e tjerë që kishin të bënin me keqmenaxhimin. Janë kredi të marra me interesa shumë të larta dhe që rëndojnë direkt në buxhetin e shtetit”, tha ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri thotë se ky ristrukturim synon që për një periudhë 15-vjeçare të paguhen interesat dhe principali duke çliruar në të njëjtën kohë fondet e ngrira nga buxheti i shtetit si garanci qeveritare.

“Nëse ne do të vazhdonim të paguanim të njëjtat interesa në një periudhë 15-vjeçare, ne do të paguanim gati 19 mld leke te reja ose 150 mln euro vetëm interesa pa shlyer asgjë nga principali nëpërmjet kësaj kredie të butë, që është një kredi ristrukturuese. Kjo kredi bën  të mundur që të kursehen 7.6 mln euro çdo vit”, tha Gjiknuri.

Borxhi që kesh u ka bankave të nivelit të dytë është në total 250 mln euro prej të cilave 32 mln janë pa garanci qeveritare dhe do të shlyhen pjesërisht nga performanca e entit dhe shlyerja e borxheve të prapambetura nga OSHEE.

Top Channel,  22.06.2016