Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, miratohet blerja e aksioneve nga Geo Jade

Bankers Petroleum Ltd. njofton sot se plani i propozuar i marrëveshjes me filialet e korporatës Geo-Jade Petroleum ka marrë miratimin Ministror sipas Aktit Kanadez të Investimeve. Në bazë të marrëveshjes, kompania do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të mbetura të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej 2.20 Dollarë Kanadez për aksion.

Përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Bankers parashikon marrjen e këtij miratimi në javët e ardhshme dhe mbyllja e marrëveshjes të ndodhë në Korrik, menjëherë pas miratimit. Pas përfundimit me sukses të Marrëveshjes, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos (“TSX”) dhe në Bursën e Londrës.

Në fillim të muajit, Bankers Petroleum njoftoi miratimin nga ana e aksionerëve të marrëveshjes së propozuar me degën e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej 2.20 dollarë për aksion. Marrëveshja u miratua nga 97% e votave të aksionerëve të pranishëm personalisht ose të përfaqësuar me prokurë në takimin e veçantë të aksionerëve.

Bankers njoftoi se përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimeve rregullatore mbështetur në Aktin e Investimeve Kanada dhe Administratën Kineze Shtetërore të Këmbimit Valutor (SAFE). Bankers është informuar ndërkohë se Industry Canada që operon nën Aktin e Investimeve Kanada e ka zgjatur afatin për shqyrtimin e marrëveshjes deri më 27 qershor 2016.

Revista Monitor,  23.06.2016