Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga 1 korriku penalizohet kush dëmton matësat

Nga 1 korriku kush thyen ose dëmton matësin e energjisë elektrike nuk do të ketë më drita. Është ky paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama i bërë gjatë pajisjes me matësa për rrethin e Matit. Gjithashtu kryeministri paralajmëroi edhe heqjen e faturimit afrofe. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri si dhe kreu i OSHEE, Ardian Çela inspektuan vendosjen e matësave të fundit në rrethin e Matit.

“Ne jemi të angazhuar që t’i japim fund aforfesë. Jemi të angazhuar të çojmë matësin në çdo shtëpi dhe biznes që konsumon energji elektrike Por ta kenë të qartë të gjithë ata që kujtojnë se duke thyer matësin do ti shpëtojnë rregullit të përgjithshëm se kush thyen matësin nuk ka për të marrë energji elektrike nga 1 korriku dhe kush nuk pranon matësin, nuk do të marrë energji elektrike nga 1 korriku. Matësat janë pjesë e investimit të përbashkët. Paguhen me paratë e kontributeve të përbashkëta dhe janë domosdoshmëri, e para për të mos rënduar njerëzit me fatura aforfe dhe secili të paguajë atë që konsumon. E dyta për ti dhënë fund dhe për ti vënë pikë historisë që dikush paguan dhe dikush nuk paguan. Kjo histori për ne i takon të kaluarës. Kush do që të jetojë me të kaluarën, do të jetojë në errësirë, nuk do të ketë drita”, u shpreh Rama.

Me investimin prej 5 milion lekësh të realizuar nga OSHEE në linjën e shpërndarjes, 25 familjet e fshatit Gjinovec furnizohen me energji elektrike pas 15 vitesh. Ndërsa 15 familjet e fshatit Val-Martanesh të cilët vuanin nga mungesa e energjisë elektrike prej 17 vitesh, përfituan një investim prej 14 milion lekësh, që i riktheu ata në një situatë normale të furnizimit me energji. “Ky investim që po inspektojmë është me vlerë rreth 180 milion lekë të reja, po rinovojmë dhe ndërtojmë rreth 64 kabina të reja. Përmirësohet ndjeshëm cilësia e shërbimit, tensionet dhe ulen ndjeshëm humbjet. Në 2013, 14 milion lekë të reja investime, 44 milion në 2015.

Në tre fshatra që kishin mungesë energjie prej 15 vjetësh, përfundojnë investimet.

Kryeministri Rama inspektoi edhe minierën e Bulqizës, në qarkun e Dibrës. Tetëmbëdhjetë vjet pas braktisjes, një nga projektet e rëndësisë së veçantë për industrinë minerare, traverbanku i Klosit ka avancuar punimet, e rifilluara në gusht të vitit 2015, me mbështetjen që iu dha nga Ministria e Energjetkës dhe Industrisë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ishte sot në minierën e Bulqizës, ku kompania po investon 5.8 milionë dollarë për zhvillimin e këtij projekti që përbën një hallkë të rëndësishme në ciklin e mbyllur prodhim-përpunim. Përmes tij, minerali do të transportohet nga niveli i pestë i minierës drejt impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Sipas drejtuesve të kompanisë, rëndësia primare në projekt është se shmnag përmbytjen e minierës dhe rrit sigurinë në punë.

“Është një investim prej 5.8 milionë dollarë që ka filluar në gusht të vitit 2015 është pjesë e kompleksit minerar të Bulqizës dhe qëllimi kryesor që ka është i shërben sigurisë në punë, eliminon një herë e mirë mundësinë e përmbytjes së minierës së Bulqizës, pra, sigurinë e jetës së njerëzve së pari. Paralelisht me zhvillimin e minierës së Bulqizës dhe të vendburimit të Qafë Buallit parashikohet që minerali i Bulqizës të transportohet me anë të një linje hekurudhore në impiantin e seleksionimit të Klosit, ku pasi të përpunohet të shkojë në uzinat e Ferro-kromit. Impianti i Klosit është gati, janë investuar rreth 1.2 milionë dollarë” – shpjegoi projektin drejtuesi i kompanisë.

Inxhinieri, i cili 18 vjet më parë ishte pjesë e punimeve për ndërtimin e traverbankut dhe sërish sot, me një ekip prej 60 vetash, i ka rinisur ato, e vlerësoi projektin me një rëndësi të veçantë për zhvillimin e minierës dhe të industrisë minerare. Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve që riaktivizimin e industrisë përpunuese, që i jep një vlerë të shtuar kësaj industrie. “Gjëja më e rëndësishme është se ne kalojmë në përpunim. Përpunimi rrit gjithë vlerën e shtuar dhe nga ana tjetër sjell edhe rritje punësimi, rrogash e mirëqenie”.

Shqiptarja.com  22.06.2016