Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet për energjinë, debate në Komision

Mungesa e investimeve në sektorin e energjetikës apo mospërdorimi me efikasitet i shumë fondeve të akorduara për të, kanë hapur debate në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Një grant prej 2 milionë euro është dhënë nga qeveria gjermane, nëpërmjet bankës KfW, për përmirësimin e kushteve teknike-administrative  për OSHEE. Ky fond është pjesë e marrëveshjes mes dy qeverive për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërinë Jugore”.

Sipas marrëveshjes, granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në: -uljen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe jo teknike) në sistemin e shpërndarjes;

-përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të OSHEE-së; 

-forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve organizative, manaxheriale dhe mirëqeverisjes së përgjithshme të OSHEE-së.

Ndërkohë që nga deputetë të opozitës është kërkuar të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, ka reaguar Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe.

Scan TV,  20.06.2016