Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST si bursë energjie, ja modeli

Operatori i Sistem Transmetimit (OST), i cili në kuadër të modelit të ri të tregut të energjisë do të bëjë dhe rolin e bursës së energjisë (ku do blihet dhe shitet energjia) do të funksionojë sipas modelit “Day Ahead” ose “Një ditë para”.

Modeli i tregut Day-Ahead është arena kryesore në rajonin nordik dhe baltik për tregtimin e energjisë. Në këtë model tregu, kontratat bëhen ndërmjet shitësit dhe blerësit për dorëzimin e mallit një ditë para.

Me këtë model, një blerës duhet të vlerësojë se sa energji do t’i duhet për të përmbushur kërkesat të nesërmen dhe sa është i gatshëm të paguajë për këtë vëllim, orë pas ore. Shitësi, për shembull, pronari i një hidrocentrali, duhet të vendosë se çfarë sasie mund të dorëzojë dhe me çfarë çmimi, orë pas ore. Këto nevoja pasqyrohen përmes urdhrave nga blerësit dhe shitësit në sistemin e tregtimit Elspot në Bursën e Energjisë.

Çmimet e çdo ore janë shpallur në mënyrë tipike në treg në 12:42 ose më vonë. Pasi çmimet e tregut janë llogaritur, nga ora 00:00 të nesërmen, kontratat e energjisë janë dorëzuar fizikisht (që do të thotë se malli është siguruar për blerësit) orë për orë sipas kontratave të rëna dakord.

Ja oraret e tregtimit nga Operatori i Tregut, degë e OST:

Në orën 10:00 në ditën në avancë, OST-ja publikon parashikimin e kërkesës së ditës në avancë për çdo periudhë likudimi. Kjo do të jetë në formën e nivelit të kërkesës së agreguar në MË si dhe të kufirit të kërkuar të rezervës në MË.

Në orën 11:00 Furnizuesit e Kualifikuar dhe Tregtarët i dorëzojnë Operatorit të Tregut OST nominimin e tyre fillestar të fluksit të interkoneksionit.

Në orën 11:30 Operatori i Tregut OST njofton Furnizuesit e Kualifikuar dhe Tregtarët për statusin e nominimeve të fluksit të interkoneksionit te tyre lidhur me fakti nëse ka kapacitet të tepërt të interkoneksionit ose mungese te kapacitet të interkoneksionit;

Në orën 12:00 është afati kohor për pranimin e nominimeve të korrigjuara të fluksit të interkoneksionit.

Në orën 12:30 bëhet konfirmimi i nominimeve te interkoneksionit nga Operatori i Tregut OST si nominime fizike të interkoneksionit dhe u njoftohen Furnizuesve qe nuk përfiton nga shërbimi universal i furnizimit dhe Tregtarëve të prekur.

Në orën 13:00 do të bëhet paraqitja e gjithë nominimeve të tjera fizike tek Operatori i Tregut OST;

Në orën 13:30 bëhet paraqitja e kërkesave dhe ofertave tek Operatori i Tregut OST;

Nga ora 14:00 në ditën në avancë deri në [24:00] në ditën Operatori i Tregut OST pranon kërkesat dhe ofertat për të balancuar sistemin në varësi të disbalancimeve të njoftuara që rezultojnë nga të dhënat e nominimit fizik dhe nga ndryshimet e njoftuara në parametrat e të dhënave dinamike.

OST si bursë

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) me modelin e ri të tregut të energjisë do të marrë atributet e një bursë energjie.
Enti Rregullator i Energjisë është në prag të miratimit të rregullave të reja të tregut të energjisë dhe ne ketë kuadër OST-ja ka marrë lejen si operator tregu.
Sipas rregullave të reja Operatori i Tregut (OST) është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella, për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike.

Revista Monitor,  16.06.2016