Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobiten 19 karburante, nuk përmbushin kushtet

19 subjekte të tregtimit të karburanteve dhe të gazit janë gjobitur pasi nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj.

Inspektorati Shtetëror Teknik pas inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë ka vërejtur problemeve më cilësinë e naftës pasi niveli i squfurit ka qenë tej normave të lejuara si dhe mungese ne dokumentacionin e kërkuar.

Probleme serioze janë konstatuar edhe në pikat e tregtimit të gazit ku është konstatuar tregtim dhe mbushje e bombolave jashtë standardeve si dhe mos respektim i kushteve për tregtim të gazit.

Nisur nga këto shkelje, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur gjoba të cilat variojnë nga 100 mijë deri ne 4 milion lekë.

Siguria e furnizimit më gaz është kthyer në një çështje mjaft e diskutuar kohet e fundit për shkak të disa aksidenteve të ndodhura në vend me pasoja te renda.

Ora News,  16.06.2016