MEI, diskutohet projektligji për burimet e rinovueshme
Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua sot një takim me grupet e interesit në kuadër të diskutimeve për projektligjin e ri për Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Drafti i hartuar nga ministria u është shpërndarë grupeve të interesit dhe pikat kryesore u janë prezantuar në këtë takim nga Ministri Gjiknuri.
Projekt ligji është hartuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2009/28/EC dhe vendos Objektivin Kombetar si tregues për pjesën e energjisë me burime të rinovueshme për vitin 2020 dhe me tej si: (i) ngrohja dhe ftohja; (ii) energjia elektrike, dhe (iii) transporti.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e grupeve të interesit shprehën mendimet e tyre në lidhje me draftin e hartuar nga qeveria. Pas diskutimeve paraprake, në kuadër të vazhdimit të procesit konsultativ, përfaqësuesit e bizneseve të pranishme u darkordësuan për paraqitjen me shkrim pranë ministrisë të vlerësimeve të tyre.
energjia.al 10.06.2016