Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korridori jugor i gazit, degë edhe në Ballkan

Gazi që do të prodhohet në fushat e Shah Deniz do të dedikohet për tregjet e rajonit që do të përfshihet në projketin e Korridorir Jugor të Gazit. Kështu u shpreh presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjatë konferencës së 23-të ndërkombëtare të gazit dhe të naftës që po mbahet në Baku.

“Nëse në mesin e viteve ’90 ishte trekëndëshi Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Turqi, tashmë rrjeti është zgjeruar dhe në të bëjnë pjesë vendet anëtare të BE-së, por edhe Bullgaria, Greqia, Italia dhe Shqipëria”, tha presidenti azer. Sipas tij me disa nga shtetet e Ballkanit kanë shprehur interes për projektin. “ Ne kemi nënshkruar marrëveshje me disa nga këto vende dhe do të hapim degë të projektit të Korridorit Jugor të Gazit në të ardhmen. Sipas tij synimi do të jetë krijimi i lidhjeve direkte mes Baku dhe Italisë.

“Ne aktualisht jemi duke punuar për të zgjeruar këtë linjë, duke qenë se rezervat tona të gazit llogariten në 2.6 trilionë metër kub”.

Sipas tij është e rëndësishme të nënvizohet se projekti i Korridorit Jugor të Gazit as nuk do të ekzistonte nëse rreth viteve ’90 do të ishte ndërtuar linja e gazsjellësit Baku-Tbilisi-Ceyhan. Do të ishte ky gazsjellës që do të lidhje detin Kaspik me të Mesdheut.

Ai shprehu bindjen se ky korridor do të mund të përmbyllet si projekt në fund të vitit 2016.

Revista Monitor,  04.06.2016