Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e importuar për të mbuluar humbjet e 2015

Energjia e importuar për të mbuluar e energjinë e konsumuar dhe te të papaguar kapi vlerën e 88 milionë eurove në vitin 2015 sipas të dhënave të Entit Rregullator për statistikat e energjisë.

Pjesa më e madhe humbjes u importua nga jashtë. OSHEE harxhoi 77 milionë euro për importin në tregun e jashtëm dhe rreth 13 milionë euro bleu tepricat e KESH që shkuan për mbulimin e humbjeve. Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%. Një vit më parë ato ishin 37.8% ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%.
Ulja e humbjeve në rrjet e ka reduktuar ndjeshëm edhe importin e energjisë për këtë qëllim . Një vit më parë importi për llogari të humbjeve ishte rreth 140 milionë euro.

Gjatë vitit 2015 efektiviteti i shitjes të energjisë elektrike ka shënuar një trend përmirësimi në raport me periudhën 2011-2014 në referencë gjithnjë të faktorëve përcaktues në nivelin e efiçencës së konsumit të energjisë.

Niveli total i arkëtimeve i raportuar nga OSHEE sh.a është 100.8 % kundrejt energjisë elektrike të faturuar për vitin 2015. Kjo shifër përfshin edhe arkëtimet e prapambetura të periudhës 2007-2014 në vleftën 12, 22 miliardë leke.

Deri në vitin 1998, (me përjashtim vetëm të vitit 1990) vendi ynë ka qenë një vend eksportues neto i energjisë elektrike.

Për periudhën 1998-2015, me përjashtim të vitit 2010, vendi ynë rezulton të jetë një importues neto i energjisë elektrike.

Revista Monitor,  30.05.2016