Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petrolifera: Ja çfarë ndodhi në Vlorë

Deklarate e Petrolifera Italo-Albanese:

Ne naten midis dites se shtune 21 Maj dhe dites se diele 22 Maj, rreth ores 03:30, anija H Ismail Kaptanoglu qe ngarkonte nafte bruto ne Portin Vlora 1, ndoshta nga nje manover e gabuar ne bordin e anijes qe ka krijuar  mbipresion ne tubacione, duke shkaktuar nje carje me pasoje rrjedhje te naftes ne brendesi te basednit  te portit.

Anija dhe terminali menjehere  kane zbatuar planin e emergjences te parashikuar nga standartet nderkombetare, duke kontrolluar rrjedhjen dhe duke pozicionuar kordon lundrues ne hyrje te portit , gjë që ka kufizuar ne maksimum derdhjen e naftes si dhe ka sjellë rikuperimin e naftes se derdhur ne uje. U njoftua menjehere Kapiteneria e Portit dhe Drejtoria e Pergjithshme te cilat kane bere hetime dhe verifikime duke angazhuar autoritetet te tjera kompetente.

Ne mbremje vone te dates 23 Maj, u sinjalizua nje sasi e vogel nafte bruto (e vleresuar ne disa qindra kilogram) ne plazhin e Zvernecit, ne veri te Vlores , qe mund te kete ardhur nga i njejti incident, sepse erresira dhe era e forte gjate nates dhe paradites  se dates 22 mund te kene shkaktuar shperndarjen e nje pjese te produktit te pakapur nga rrethimi lundrues  i shtrire per te izoluar produktin  e derdhur. Edhe ne kete situate, ne bashkepunim me autoritetet, kane nisur operacionet per rikuperimin e plote te produktit natyra e te cilit nuk perben rrezik per ndotjen e fundit te detit dhe mundeson pastrimin lehtesisht.  Operacionet e pastrimit tashme jane ne faze te avancuar.

energjia.al  28.05.2016