Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS vijon përmirësimin e rrjetit

Një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, respektivisht Bashkësia Lokale “Ringovi 2”, tash e sa kohë gëzojnë tension stabil dhe kualitativ të furnizimit me energji elektrike.

Kjo falë investimeve afatmesme që janë bërë këtu nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, viteve te fundit.

Lëvizje të njehësorëve jashtë, trafo të reja, riparim trafosh funksionale, shtrirje në rrjet, janë disa nga investimet nga të cilat në këtë zonë me rëndësi të Pejës kanë përfituar ndjeshëm 419 konsumatorë, ekonomi familjare dhe komerciale.

Myzejen Krasniqi nga kjo Bashkësi, thotë se investimet kanë ndodhur në disa faza, porse rezultati dukshëm ka ndikuar pozitivisht në kualitet të energjisë.

“Ka pasur probleme të mëdha me reduktime. Dihet siç ka qenë përpara, por  zona jonë ka vuajtur edhe nga mungesa e tensionit stabil. Asnjë nga stabilishmentet e kuzhinës nuk kanë bërë hajr. Tani probleme të kësaj natyre nuk kemi. KEDS është parë se ka punuar këtu disa herë”, tha Krasniqi.

Bashkësia territoriale “Ringovi 2”, është lagje e përzier përderisa edhe shtrirja e terrenit është specifike, meqë përfshinë edhe terren kodrinor e malor.

Edhe në KEDS, thonë se investimet në këtë pjesë të Pejës, kanë qenë serioze dhe sipas standardit europian.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  28.05.2016