Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria me uljen më të fortë të çmimeve të energjisë

Çmimet mesatare të energjisë elektrike në Shqipëri për vitin 2015 janë ulur me gati 30 për qind për konsumatorët famuiljare. Shifra është dhënë nga Eurostat duke iu referuar çmimeve mesatare të konsumit të energjisë për konumatorët familjarë në të gjitha vendet e Europës. Në renditjen e Eurostat Shqipëria është vendi i tretë në Europë me çmimet më të lira për energjinë (shih grafikun).

Ulja e cmimeve të energjisë në vitin 2015 rezulton te këtë ardhur nga heqja e fashës 300 kilovatore me çmim të ulët dhe mesatarzimi i saj me çmim 9 leke për kilovat për konsumatorët familjare. Më pare, në vitin 2014 çmimi poshtë 300 kilovatëve ishte 7 lekë dhe mbi këtë fashë 13 lekë.

Pas Shqipërisë vendet në të cilat çmimet e energjisë janë ulur më 2015 janë Malta dhe Qipro me nga 15% secila. Ulje e çmimeve për konsumatorët familjarë është konstatuar edhe në vende të tilla si, Hungaria, Sllovenia, Britania dhe Gjermania.

Ndërsa rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë elektrike e ka pësuar Lituania me 20 për qind dhe më pas Kosova dhe Bullgaria me nga 15 %.
Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë ka qenë e pranishme edhe në Turqi, Bullgari etj.

Dy ditë më parë Kryeministri i Edi Rama ka paralajmeruar nje ulje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike, kur tha se përformanca e mirë e sektorit duhet të reflektojë me uljen e çmimeve. Por burimet nga Ministria e Energjisë pohuan se, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit.

Bilancet e kompanive KESH dhe OSHEE ende janë të brishta nga borxhet e larta dhe qëndrueshmëria afatgjatë do ende kohë për t’u instaluar.

Revista Monitor,  27.05.2016