Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Një nënkontraktor shqiptar në Devoll Hydropower

Biznesi vendas është duke përfituar shumë pak nga nënkontraktimi i punimeve në projektet e mëdha të gazësjellësit TAP dhe Devoll Hydropower.

Devoll Hydropower e cila operohet nga kompania e energjisë norvegjeze Statkraft AS, ka nënkontraktuar pesë operatorë për ndërtimin e të paktën dy hidrocentraleve në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë juglindore.

Sipas të dhënave në web-in zyrtar të kompanisë, nga pesë kompanitë e nëkontraktuara, vetëm njëra është shqiptare. Doko shpk me qendër ne Elbasan është kontraktuar nga Devoll Hydropower sh.A për ndërtimin e linjës së transmetimit 110kV dhe 220kV.

Të katër kompanitë e tjera janë të huaja. Kompania turke Limak-AGE është e kontraktuar dhe po kryen punimet aktualisht për ndërtimin e HEC-ve të Banjës dhe Moglicës.

Kompania ndërkombëtare, Alstom po kryen punimeve hidraulike dhe Elektro-Mekanike.

Punimet inxhinerike po kryehen nga një sipërmarrje të përbashkët ndërmjet Mott Macdonald dhe Coyne et BELLIER. Ndërsa dizanjimi i projektit është bërë nga AF Consult Switzerland Ltd.

Projekti Hidroenergjetik të Devollit përbëhet nga tre hidrocentrale me një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 280 MW. Mesatarisht HEC-et do të prodhojë rreth 800 GWh në vit, duke ndikuar në rritjen e prodhimit shqiptar të energjisë elektrike me rreth 20 për qind.

Teksa punimet kanë vazhduar për HEC-in e Banjës dhe Moglicës, vendimi për ndërtimin e HEC-it të tretë do të merret pasi të kenë përfunduar njëri ose të dy HEC-et e para. Totali i investimeve në 535 milionë euro.

Devoll Hydropower Sh.A. është një kompani shqiptare e regjistruar, në pronësi dhe operohet nga kompania e energjisë norvegjeze Statkraft AS. Në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit nënshkruar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009.

Revista Monitor,  27.05.2016