Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investime të reja në qendrën dispeçer

Kryeministri Rama, gjatë inagurimit të qendrës së re kombëtare Dispeçer, tregoi se projekti në fjalë do të sjellë një transformim të “trurit” të ri të sistemit elektro-energjetik në një qendër për ecurinë e mëtejshme të sistemit.

Duke falenderuar ambasadën italiane për këtë projekt, Rama shtoi: “Mua më kujtohet fare mirë kur në mars të vitit 2014, së bashku me ministrin dhe drejtorin, që gjej rastin ta falënderoj për vullnetin e hekurt, vendosëm ta transformonim këtë qendër nga një zonë e përmbytur. Një kontratë e nënshkruar 8 vite më parë shkoi në drejtim të paditur. Jam krenar që Shqipëria ka një qendër të tillë dhe disponon një tru elektronik të këtyre përmasave.”

Rama deklaroi edhe se, në rrugën e reformave, qeveria po bën të mundur kthimin hap pas hapi te shqiptarët po investojnë. “Një sistem që ishte tërësisht i përmbytur nga borxhet, nga korrupsioni dhe hajdutëria. Sot, falë përfundimit me këtë cilësi të këtij investimi strategjik ju e keni integruar Shqipërinë në BE pasi kemi hyrë në sistemin evropian të sistemit të monitorimit të konsumit të shpërndarjes së energjisë. Ky sistem siguron një qarkullim racional të gjakut”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë përmendi edhe investimet më të mëdha në këtë sektor, duke theksuar rëndësinë e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, dhe Maqedoninë.
Administratori i OST, Engjëll Zeqo, tha se platforma e re e sistemit energjetik, inkurajonin mundësitë që të monitorohet procesi në kohë.
AMbasadori Cutillo , I pranishëm në inagurim, tha se bëhet fjalë për një infrastrukturë prestigjioze e me një rëndësi strategjike për vendin tonë.

“Ky projekt është thelbësor për përshtatjen e sistemit energjetik shqiptar me rrjetin europian, që përbën një fazë të rëndësishme në rrugën e integrimit. Projekti është më rëndësi për monitorimin e sistemit të energjisë. Jam i lumtur që shoh të valëviten pranë flamujt e Shqipërisë, Italisë, dhe BE-së. Dua të theksoj se përveç këtij kontributi, Italia do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e sistemit energjetik në Shqipëri. Ne kemi projekte edhe për ardhmen në kuadër të këtij programi. Janë parashikuar edhe 2 ndërhyrje të tjera për zhvillimin e rrjetit elektrik shqiptar, të rrjetit Scada në gjithë vendin, në jug të vendit, dhe në respekt të rregullave europiane”, tha ambasadori Cutillo.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme në sistemin elektroenergjetik në vend. Ministri shtoi se është një investim model në trurin e këtij sistemi, duke i hapur rrugë projekteve në këtë sektor.

“Shumë shpejt do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë, ndërsa me Kosovën e inaugurojmë shumë shpejt. Po vijnë investime të mëdha në këtë sektor, në vend. Po forcohen kapacitetet prodhuese në Shqipëri. Tregu shqiptar tashmë ka likuiditet, nuk është më si më parë kur pjesa më e madhe e energjisë vidhej. Këtë vit në elektroenergjetikë nga kompanitë publike do investohet 21 mld lekë të reja, që deri dje shkonin për të mbyllur gropat e vjedhjeve dhe të keqmenaxhimit. Sektori po rimëkëmbet, megjithëse është një rrugë e gjatë, dhe reformat në këtë sektor janë shumë të vështira”, tha ministri Gjiknuri.

Investimi kap vlerën 7 mln euro për godinën23  dhe 16 mln euro për sistemin SCADA/EMS, projekt i financuar nga ambasada italiane, përmes kooperacionit italian.

Sistemi i ri i Menaxhimit të rrjetit SCADA/EMS mundëson një operim të sigurtë dhe efikas të sistemit të Transmetimit i cili përdoret në mënyrë të vazhdueshme nga operatorët.

Në sistemin e kontrollit të implementuar në OST.sh.a. monitorohen dhe operohen në kohë reale të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e nënstacioneve 110 kV.

EMS është paketa e aplikacioneve të rrjetit, e cilat nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit, bazuar në gjendjen aktuale të tij dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të perfshirë në SCADA, optimizon gjendjen e sistemit.

Revista Monitor,  26.05.2016