Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rekord rritjesh në çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar e mbyllën ditën e djshme me një rritje mesatare prej 50 cent për fuçi, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në këto 7 muajt e fundit.

Kjo rritje kaq e lartë erdhi edhe si pasojë e rritjes së aksioneve amerikane në nivele shumë të larta gjatë natës së kaluar dhe rritjes së shitjeve në tregun e brendshëm, duke e sinjalizuar njëkohësisht Rezervën Shterërore që të rriste normat e interesit përpara qershorit, që është planifikuar.

Tregusit për naftën e papërpunuar amerikane, WTI,  u rritën me 71 cent për fuçi, duke u tregtuar me 49.33 dollarë për fuçi.

Edhe pse në nivele më të ulëta edhe tregusit referencë për çmimet e naftës europiane, Brent, u rritën me 65 cent duke u tregtuar me 49.26 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  25.05.2016