Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Humbjet dhe liberalizimi i tregut, sfida energjitike e Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2015, si dhe  raportet me amendamente të dy projektligjeve nga pakoja e energjisë.

Në emër të ZRRE-së foli Enver Halimi, i cili duke paraqitur këtë raport, vuri në dukje të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni.

Ai tha se humbjet komerciale dhe ato teknike, si dhe  liberalizimi i tregut, mbeten sfidë në sektorin energjetik. Njoftoi më pas për investimet që ka realizuar KEK dhe KEDS, ndërkaq, nënvizoi se ato arrijnë nivelin e 85% të parashikimeve investive.

Më pas, Halimi u është përgjigjur pyetjeve të shumta që shtruan anëtarët e Komisionit, të cilët vlerësuan se ZRRE-ja, është organi më kompetent për rregullimin e sektorit të energjisë.

Pas diskutimeve lidhur me këtë Raport, anëtarët e komisionit e mbështetën atë së bashku me rekomandimet që dolën gjatë debatit dhe  vendosën ta procedojë tutje për shqyrtim të mëtejmë sipas Rregullores së Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu përkrahu edhe pakon e projektligjeve të energjisë pas komenteve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe Raportin  me rekomandime për Projektligjin për Falimentim.

Ka shtyrë për mbledhjen e radhës, ndërkaq, shqyrtimin e Raportit me rekomandime për Projektligjin për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Agjensia e lajmve ekonomia,  25.05.2016