Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhnin energjinë, 2 persona në pranga

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona për vjedhje të energjisë elektrike

Policia bën me dije se të ndaluarit janë Renato Poshnjari, 34 vjeç dhe Albert Zazaj, 19 vjeç, banues në Fier.

Këta dy persona mësohet se po punonin për vendosjen e matësve të sistemit të ujit të pijshëm.

Sipas policisë 34–vjeçari Renato Poshnjari, kishte bërë lidhje të paligjshme elektrike në një nga bokset kolektive të shpërndarjes së rrjetit elektrik të një pallati, duke furnizuar me energji të pamatur në matësit elektrikë të disa pajisjeve pune, si matrapik, troho, mjete me të cilat bëheshin punime për vendosjen e matësve të sistemit të ujit të pijshëm.

Këtë paligjshmëri e kanë konstatuar punonjësit e OSHEE -së, të cilët njoftuan Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

19 –vjeçari  Zazaj ka shkëputur kabullin elektrik të lidhur në mënyrë të paligjshme, sapo janë larguar punonjësit e OSHEE-së.

Gazeta Shekulli,  24.05.2016