Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, fushatë për identifikimin e konsumatorëve

Operatori i Shpërdnarjes së Energjisë Elektike do të nisë në terren një fushatë që do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të synojë rakordimin e klientëve me adresat e tyre.

Kjo bëhet në kushtet kur Ministria e Brendshme ka proceduar më herët me tenderin për identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas derë më derë. Pra ministria dhe OSHEE ashtu sikurse u përcakatua edhe me një marrvedhje do të jenë të dyja në këtë projekt.

Përmes tij synohet së pari finalizimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave nëpërmjet integrimit në një baze të dhënash të unifikuar të informacionit për të gjithë elementët që i shërbejnë adresimit në terren, si dhe modifikimi i informacionit të adresave në mënyrë që të përshtatet me ligjin e ndarjes së re territoriale.

Së dyti lidhja e individit me terrenin si dhe bërja e mundur e lidhjes së Regjistrit Kombëtar të Gjëndjes Civile me Regjistrin Kombëtar të Adresave duke plotësuar të gjithë elementët e adresës.

Dy të parat janë në fakt objektiva të Ministrisë së Brendshme. Për OSHEE me rëndësi është evidentimi i saktë i të dhënave të klientit si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe shmangia e rasteve të paqarta dhe konfuze, për shkak të pasaktësisë së këtyre të dhënave.

Së dyti plotësimi i të dhënave të kërkuara sipas formularëve me qëllim përmbushjen e detyrimit kontraktor referuar kushteve të Kontratave Standarte të Furnizimit me Energji Elektrike, për klientet familjare e jo familjare, të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike. Tenderi ka një fond limit prej 856 milionë lekë. 

Scan TV,  24.05.2016