Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet në rrjetin e Pejës ulin humbjet

Investimet e vazhdueshme që Kompanisa Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS që nga viti 2014 e deri më sot ka shtrirë në rajonin e Pejës, ka ndikuar pozitivisht në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve edhe në Bashkësitë territoriale “Instituti II” dhe “Xhemajl Kada” në Pejë.

Në saje të këtyre investimeve është arritur që nga viti 2014 kur humbjet në rrjet në këto pjesë ishin në nivelin 50%, tani të bien në 12 %. Kjo arritje sipas zyrtarëve të KEDS-it, ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin e konsumatorëve në këto bashkësi, me tension stabil e kualitativ.

Krahas kësaj,  edhe investime të llojeve të tjera janë shtrirë në këto dy bashkësi të mëdha të Pejës, nga ana e KEDS.

Trafo të reja, shtylla të tensionit, kilometra kabllosh nëntokësorë dhe rrjet i ri, janë investimet në periudha që KEDS ka shtrirë në këtë pjesë të Pejës.

Komuniteti i këtyre pjesëve janë të kënaqur në përgjithësi me investimet që KEDS ka bërë në lagjet “Instituti II” dhe “Xhemajl Kada”.

Imron Shaqa thotë se tashmë kanë tension stabil dhe furnizim kualitativ, përjashtuar nga reduktimet që edhe ato kanë rënë dukshëm.

“Ne kemi pasur halle të mëdha në të kaluarën. KEDS duhet ta dijë se ne u jemi mirënjohës sa herë që ata investojnë në projekte të cilat ne i vërejmë. Mund të them se është ngritur standardi dhe edhe për ne këto investime janë të dëshirueshme”, thotë Shaqa.

Egzon Gashi banor i “Xhemajl Kada”, shton se KEDS ka kryer punët sistematikisht pa ndonjë pritje të gjatë nga ana e banorëve.

“Ne e kemi një fjalë, katundi që shihet nuk do kallauz, andaj në këto pjesë përveç kualiteteve dhe sigurisë që është rritur në rrjet dhe çështje të tjera, ju e shihni vet dhe janë të prekshme mjetet e reja që kanë sjellë. Pra shtyllat, ka pasur kabllo nëntokësore, trafo e tjera”, shton Gashi.

Sipas KEDS përfitues të drejtpërdrejt në këto investime që nga viti 2014 e deri më sot, në Bashkësitë “Instituti II” ka qenë 241 konsumatorë prejt tyre 26 komercial, ndërsa në  “Xhemajl Kada”, 192 konsumatorë, prej tyre 80 komercial.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  22.05.2016