Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Interkonjeksioni, projekt me rëndësi

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri teksa ka folur në gjatë forumit “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit” Shqipëri-Kosovë, ka thënë se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë.

Ai ka thënë se korridori i jugut ëhstë një project për siguri energjetike dhe se tashmë është duke u bërë një studim fizibiliteti mes Shqipërisë e Kosovës, pasi edhe ajo do të bëhet pjesë e korridotir të jugut.

Korridori i Jugut është një projekt për siguri energjetike. Ai është një projekt europian. Korridori i jugut është një mundësi e re për Shqipërinë. Kosova nuk do të mbetet jashtë zhvillimit rajonal. Kosova do të jetë pjesë e korridorit të jugut. Kemi bërë një studim fizibiliteti Shqipëri-Kosovë. Korridori i jugut është një projekt për siguri investimesh” tha Gjiknuri.

Ai ka shtuar se, qeveria ka vullnet për shtim të investimeve në këtë sektor ndërkohë që do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës. Ai shtoi se tashmë sektori i energjisë po ecën me hapa të sigurtë.

“Vullneti i qeverisë është për më shumë investime. Do vëmë në funksion TEC-in e Vlorës. Sektori i energjisë tashmë po ecën me hapa të sigurtë dhe ka një përmirësim të dukshëm të sektorit energjetik” u shpreh ai.

Shqiptarja.com  24.05.2016