Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhet e Trepçës u konvertuan nga dinarë në euro

Janë bërë gati dy muaj qëkur Agjencia Kosovare e Privatizimit ka përfunduar procesin e evidentimit të pretendimeve të borxheve që u ka Trepça kompanive dhe institucioneve të ndryshme.

Nga atëherë, kjo agjenci nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për këtë çështje, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të bëra nga KTV-ja.

Për shkak të procesit që e kanë quajtur të ndjeshëm, zyrtarë të saj kanë kërkuar kohë në përgjigje, ndërsa më pas kanë thënë se të njëjtën informatë ua kanë dërguar institucioneve, por të njëjtën kanë refuzuar ta bëjnë publike, pavarësisht rëndësisë që e ka, raporton KTV.

Shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka pranuar t’i ketë parë shifrat e borxheve të pretenduara, por ka thënë se për to duhet të japë përgjigje AKP-ja.

Por, Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se i gjithë procesi është i dyshimtë. Madje, sipas tij, komisioni ka kthyer borxhet e pretenduara nga dinari serb në euro, duke rritur tej mase shumën e pretenduar.

Gërxhaliu thotë se kjo agjenci me qëllim po dëshiron të shkatërrojë Trepçën.

Telegrafi,  23.05.2016