Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie në kontakt me energjinë, plagoset peshkatari

Një 69-vjeçar në Gjirokastër i cili ka qenë duke gjuajtur peshk, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka marrë plagë të rënda në trup.

Sipas të dhënave i plagosuri është Vasil Papa 69-vjeç nga lagja Granicë dhe është goditur nga korenti duke gjuajtur peshk në lumin Drino, nga kontakti i pavullnetshëm i kallamit të peshkimit me një nga përcjellësat linjës së tensionit të lartë.

Menjëherë 69-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga peshkatarët që ndodheshin pranë tij, ndërkohë që për mjekim më të specializuar është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shqiptarja.com  23.05.2016