Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë e sektorit të naftës po shuhen

Marshimi gjigand i çmimeve të naftës gjatë dy muajve të fundit nuk ka shërbyer aspak për të ndalur valën e paprecdentë të falimenteve të kompanive të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, rastet e falimenteve po rriten me ritme të frikshme. Kjo ndodh pavarësisht se çmimet e naftës janë rritur me rreth 80% që prej niveleve minimale të prekura në muajin Janar të këtij viti.

Mes kompanive që kanë bërë kërkesë për faliment ka edhe emra të mëdhenj. Borxhet e kompanive janë gjigande. Gjatë vitit, kanë falimentuar në Shtetet e Bashkuara rreth 40 kompani eksplorimi dhe prodhimi të naftës, të cilat kishin në total një borxh prej 60 miliardë dollarësh.

Që prej fillimit të vitit 2015, kriza ka mundur 80 kompani, apo 120 të tilla nëse llogariten edhe kompanitë që ofrojnë shërbime në fushën e hidrokarbureve. Normat janë të ngjashme me ato të viteve 2002-2003 kur shpërtheu edhe fluska e telekomunikacioneve.

Sipas agjencisë së vlerësimeve Fitch, norma e falimenteve gjatë dy javëve të para të Majit u rrit me 14% në sektorin energjetik, nga 10.7% që ishte në fund të muajit Prill. Mes komapnive nxjerrëse, norma e falimentit fiksohet pranë 27%. Edhe në nivel global, norma e falimenteve ka prekur rekordin më të lartë që prej vitit 2009.

Scan TV,  21.05.2016