Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia fuqizohet edhe pa naftë

Kolapsi i çmimeve të naftës ka nxjerrë në dritë industritë e afta për të mbijetuar në ekonominë e Rusisë. Zv/ministri i Financave, Maxim Oreshkin, thotë se nxitësit e rinj për ekonominë si bujqësia, kimikatet, industria e ushqimit dhe turizmi vendas janë shfaqur.

Cikli i famëshëm tkurrje-ekspansion i Rusisë po përmbyset. Tkurrja e tremujorit të parë ishte më e ulët se parashikimet dhe një sondazh i grupit mediatik Bloomberg tregon se vendi mund të dalë në tremujorin e dytë nga recesioni më i gjatë në dy dekada.

Rënia me 1.2% e PBB-së nga viti i kaluar ishte më e ulëta që prej fillimit të 2015-ës. Ndërkohë që shumica e goditjeve në ekonomi kanë qenë të vetëshkaktuara, përfshirë vendimin e 2014-ës për luhatjen e kursit të këmbimit, pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e sanksioneve perëndimore dhe tregut të energjisë.

Pjesa e vetëshkaktuar po përfundon me vendimin e Bankës Qendrore për të reduktuar ndërhyrjet në valutë. Ndërkohë që çmimet e naftës janë stabilizuar, inflacioni arriti në 7.3% në tremuajt e parë, në rënie nga 16.9% që ishte në Mars të 2015-ës. Për të matur shenjat pozitive të ekonomisë, duhen parë industri si bujqësia, pjesa e të cilës në PBB u rrit me 4.4% gjatë 2015-ës dhe është norma më e lartë që prej 2003-shit.

Suksesi i fermerëve, kryesisht prej rublës së zhvlerësuar, ishte një arsye për tkurrjen e vogël të ekonomisë në vitin e kaluar. Pjesë të tjera pozitive përfshijnë sektorë si teknologjia e informacionit, farmaceutika, dhe kimikatet.

Megjithatë, ekonomistët thonë se përfitimi nga zhvlerësimi i rublës është diçka që ndodh vetëm një herë dhe procesi i daljes nga recesioni ska nisur ende. Sipas tyre duhen ende investime, reforma dhe besimi i investitorëve. Ndoshta pengesa më e madhe e Rusisë është klima e biznesit.

Edhe pse është kritikuar shumë kohët e fundit, aty ka patur pak progres. Rusia ka fituar 61 vende në indeksin e të bërit Biznesi të Bankës Botërore. Sipas guvernatores së Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, reagimi i politikave makroekonomike, ndryshimet strukturore dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit, janë përgjigja e duhur.

Scan TV,  19.05.2016