Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protestë e naftëtarëve të Armos, Gjiknuri: Ristrukturim

Disa qindra punonjës të kompanisë ARMO kanë protestuar për orë të tëra përpara Godinës së Parlamentit, për t’u zhvendosur më pas tek Ministria e Transporteve e në fund përpara kryeministrisë.

Shkak është bërë mungesa e pagave që prej 10 muajsh për 1200 punonjësve të saj, ndërkohë që në degët e kompanisë në Vlorë nuk paguhen prej 13 muajsh.

Punonjësit akuzuan Qeverinë dhe kompaninë afgane që ka në pronësi uzinën e përpunimit të thellë të naftës si shkaktaret e problemit.

Ata kërkuan rishtetëzimin e kompanisë dhe akuzuan se privatizimi solli vetëm vjedhjen e naftës nga ish pronari i saj Rezart Taçi dhe shoqëria afgane që e ka në pronësi.

Kulmi i protestës ka arritur në çastin kur punonjësit e mbërritur nga Mallakstra, Vlora e Ballshi kanë bllokuar për disa minuta kalimin në qendër të Tiranës. Rinisja e qarkullimit u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërsa u ndalën përpara kryeministrisë, punonjësit kujtuan një takim me kreun e qeverisë ku ju premtua se 18 mijë tonë naftë gjendje të kompanisë do përdoreshin për të shlyer pagat e tyre.

Punonjësit thanë se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në zgjidhjen e çështjes së pagave. Ata thanë se nuk do të largohen nga sheshi para kryeministrisë pa takuar përfaqësues të qeverisë dhe se do ta përshkallëzojnë protestën në rast se nuk u përmbushen kërkesat.

Ndaj protestës së naftëtarëve ka reaguar edhe Ministri i Industrisë dhe Eenergjisë Damian Gjiknuri i cili ka thënë se, qeveria ka nisur negociatat me bankat, pasi ato janë borxhliet e kësaj kompanie, por rishtetëzim nuk mund të bëhet, pasi kjo do të sillte krizë bankare.

Sakaq, ai ka thënë se kërkesat e naftëtarëve ndaj qeverisë janë të kota, skaohë që kompania ka shpallur falimentin. Por ai ka theskuar se, po gjendet mundësi për ristrukturim, pasi çështja i takon sektorit privat.

Nuk është protesta e parë dhe realisht problem është më i thellë. Problemi fillon që tek privatizimi, një privatizim i dështuar. E kemi thënë edhe më pare, se u shit një aset strategjik në duar të gabuara, u falimentua dhe u mbyt me qindra milionë euro borxhe. Tashmë është një kompani private e cila ka falimentuar. Një shitës spekulant ja rishiti disa të tjerëve. Investitorët e rinj nga Azerbaxhani dështuan pasi patën edhe problemet e tyre në Azerbaxhan.Publiku duhet ta dijë se po flasim për një aset që është ndërmarrje private dhe është si çdo ndërmarrje tjetër private e cila falimenton. Patjetër, interesi është i madh për shtetin pasi është një aset strategjik, rafinimi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Prandaj dhe ne kemi ndërmarrë çfarë kemi patur mundësi, qoftë edhe një vit më parë, për të garantuar furnizimin me naftë bruto. Qoftë për të parë mundësinë, bashkë me bankat pasi jemi duke diskutuar edhe me bankat, për të gjetur një formë ristrukturimi, por që i takon sektorit privat pasi janë bankat private që kanë hyrë në borxhet e kësaj kompanie. Janë Tatimet dhe Albpetroli që janë borxhlinj më të mëdhenj por të shikohet çfarë mund të ristrukturohet. Është e kotë ti kërkosh qeverisë një gjë që e kishte qeveria e mëparshme, e shiti ‘batjava’, e shiti në duar të gabuara dhe faturën ja la kësaj qeverie.Nuk ke si ta bësh rishtetëzimin sepse aty janë të përfshira shumë banka. I bie të futesh në një cikël krize të të gjithë sistemit bankar. Ajo çfarë po bëjmë ne si qeveri është se po shikojmë mundësitë që përmes bankave të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërmarrjeje. Kuptohet, edhe shteti të shohë çfarë mund të heqë dorë ndonjë gjë, por realisht është një proces jashtëzakonisht i vështirë. Disa bëjnë paralelizëm me rastin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike por nuk është njësoj. Në rastin e kompanisë së energjisë ishte një aset unik që është energjia e vendit dhe është e pamundur që të shkojë në falimentim. Në rastin që flasim, kemi të bëjmë me një ndërmarrje private e cila falimentoi dhe kjo është situata” tha ai.

Shqiptarja.com  19.05.2016