Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-i i Katundit të ri, hapen procedurat për konçesionin

Hidrocentrali i Katudnit të Ri që pritet të ndërtohet në në rrjedhën e sipërme të lumit Drin i Zi, nga kuota 400 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 445 metra mbi nivelin e detit në kufirin me Maqedoninë tashmë ka kaluar në një tjetër fazë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur procedurat për dhënien e këtij koncensioni tek operatorët ekonomikë që do të shprehin interes. Gjithsesi aktualisht përpara të gjithëve në këtë garë janë kompanitë Nurol dhe Suzer që kanë hyrë sëbashku në këtë procedurë me një bonus prej 8 pikësh.

Kohëzgjatja e kontratës koncensionare është parashikuar që të jetë 35 vjet dhe pas kësaj hidrocentrali i kalon shtetit shqiptar. Në vlerësimin me pikë janë renditur disa aspekte ku vlerën më të madhe e ka ndikimi ekologjik dhe social kurse pikët e tjera më të larta i ka tarifa koncensionare në përqindje të energjisë vjetore të prodhuar.

Operatorët e ekonomikë do të duhet që të dorëzojnë ofertat e tyre brenda datës 11 korrik 2016. Për operatorin fitues duket se do të ketë edhe një seri detyrimesh për të cilat do të nënshkruajë. Duke qenë si hidrocentrali i parë në skemën e shfrytëzimit hidrologjik të Lumit Drin qeveria do të përpiqet që të pengojë ndikimet negativë në kaskadën ku janë tre hidrocentrale të tjerë, Fierza, komani dhe Vau i Dejës.

“Ne këto kushte Autoriteti Kontraktues rezervon te drejtën qe t’i kërkojë operatorit ekonomik fitues, nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet fituesit dhe shoqërinë “KESH” SH.A. per mënyrën dhe sasinë e lëshimit te ujit, nga HEC “Katundi i Ri” në drejtim të rrjedhës”, thuhet në dokumentin e ministrisë.

Hidrocentrali i Katundit të Ri” nuk është i panjohur për publikun. Ai u lakua gjerësisht në fillim të këtij viti ku opozita akuzoi qeverinë se ka dhënë në mënyrë të padrejtë bonusin e pikëve për kompanitë Suzer dhe Nurol pasi ai rezervohet vetëm për rastet kur kemi një projekt të propozuar prej tyre kurse hidrocentrali në fjalë është pjesë e projekteve të identifikuara ndër vite nga qeveritë.

Scan TV,  19.05.2016