Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, përfshirje më të madhe për kompanitë shqiptare

Parë në këtë këndvështrim Kryeministri i Shqipërisë por edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë deklaruan se ka filluar një fazë rinegocimi në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë në mënyrë simetrike nga ky projekt.

Drejtori i Politikave Hodrokarbure në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu në një intervistë për Televizionin SCAN tha se aktualisht negociatat janë në zhvillim dhe se po shihen disa aspekte.

Një prej tyre sipas tij është edhe ajo e angazhimit të më shumë kompanive shqiptare në projekt. Në datën 17 Maj pritet që në Selanik të mbahet edhe ceremonia e radhës zyrtare që do të shënojë fillimin e ndërtimit të gazsjellësit me vendosjen e tubacioneve të para.

Në Shqipëri ndërkaq vijon puna për pjesën e mbetur të rrugëve të aksesit dhe punimet konkrete për gazsjellësin do të fillojnë në 6 mujorin e dytë të vitit.

Scan TV,  18.05.2016