Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk paguante energjinë, dhunon zyrat e OSHEE

Nuk paguan dritat prej 2008-s, dhunon zyrat e OSHEE-së

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në Koplik të Shkodrës, me autor L.F, abonent i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), dhe është rasti tipik i reagimit, sikurse ka ndodhur edhe me parë (nga te tjerë abonentë), kur përballen me faktin e “pa imagjinueshëm” se, vjen një ditë dhe dritat duhen paguar!

Pavarësisht konsumit normal, mesatar nën 20 mijë lekë, autori kishte prej vitit 2008 që nuk paguante dritat, duke akumuluar një debi prej 1 milion e gjysmë lekë (të vjetra).

Në këto kushte, i pritet energjia elektrike dhe ftohet nga OSHEE për t’i paguar detyrimet me këste (sipas aktmarrëveshjes), në mënyrë që t’i rilidhen dritat.

Reagimi i tij lë pa fjalë punonjësit e OSHEE dhe të policisë, me të cilën ai tashmë po përballet.

energjia.al  18.05.2016