Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ligji për hidrokarburet, MEI tryezë me grupet e interesit

Në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua ditën e sotme një takim konsultativ me grupet e interesit në kuadër të diskutimeve për rishikimin e ligjit Nr.7746 për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi).

Ministri Gjiknuri prezantoi draftin para përfaqësuesve të kompanive që ushtrojnë aktivitet në fushën e kërkimit dhe prodhimit në Shqipëri.

Rishikimi i ligjit Nr.7746 ka si qëllim përmirësimin e tij në drejtim të reflektimit të zhvillimeve të fundit të aktivitetit të kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve por dhe ne vazhdim te asistencës se Bankës Botërore për kuadrin ligjor të sektorit te kërkim-prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri.

Drafti reflekton konceptet e reja teknike të aktivitetit hidrokarbur duke rishikuar disa përkufizime si dhe duke hartuar përkufizime të reja.

Janë përcaktuar procedura të reja që duhet të ndiqen për lidhjen në mënyrë të hapur, transparente dhe konkuruese të Marrëveshjeve Hidrokarbure për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, duke përfshirë si kusht edhe garantimin e sigurisë kombëtare në rastin e lidhjes apo transferimin e kuotave të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Në draft është realizuar ndarja më e qartë e afateve kohore që përfshihen në periudhën e kërkimit me atë të vlerësimit të një zbulimi (7 vite kërkim dhe 3 vite vlerësim).

Parashikohet se me rritjen e stabilitetit të Republikës së Shqipërisë, kalohet nga përfshirja në Marrëveshjet Hidrokarbure të klauzolave të hapura dhe të pakufizuara në kohë lidhur me stabilitetin e regjimit fiskal në aplikimin e tyre në një afat kohor të kufizuar (10 vjet nga data e fillimit të prodhimit të hidrokarbureve), dhe përjashtimi nga këto klauzola të çështjeve që lidhen me sigurinë kombëtare, marrëdhëniet e punës, mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, mbrojtjen e shëndetit të njeriut, detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë etj.

Projektligji parashikon krijimin e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve (ish Instituti i Naftës dhe Gazit), i cili do të mundësojë rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve.

Është përfshirë për herë të parë në ligj roli i Agjencisë Hidrokarbure në sektorin e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve, duke e lidhur ngushtë dhe me ato të Institutit shkencor të Hidrokarbureve.

energjia.al  14.05.2016