Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërtimi i TAP, jo më pengesa

Ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të nisë zyrtarisht në 17 maj, me ceremoninë e inaugurimit që do të zhvillohet në Selanik të Greqisë. Me nisjen në zbatimit në terren të këtij projekti, ministri i Energjisë i Azerbajxhanit Natig Aliyev tha se nuk do të ketë më asnjë pengesë për realizimin e Korridorit Jugor të gazit. Sipas tij, ky projekt është kyç për vendin.

“ Zgjerimi i këtij projekti dhe ndërtimi i linjave të interkonjeksionit është tejet i rëndësishëm për plotësimin e nevojave me gaz të Ballkanit’, tha ministri azer, gjatë një takimi me zyrtarë të bashkisë së Londrës. Sipas tij, Korridori është gjithashtu një projekt me rëndësi për Bashkimin Europian duke qenë se ky është edhe qëllimi final.

Më herët Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës nënshkruan  me Trans Adriatic Pipeline (TAP) Memorandumin e Mirëkuptimit.

Presidenti Nikolaos Pentzos tha se nënshkrimi Memorandumit të sotëm ndërmjet Rrjetit dhe TAP përbën një pranim de facto të kontributit të Rrjetit në zhvillimet sociale në Greqinë Veriore.

Në emër të TAP, Menaxheri i Projektit për Greqinë, z. Rikard Scoufias, tha se projekti është ofruar vullnetarisht për të investuar miliona euro gjatë 4 viteve të ardhshme në projektet sociale (CSR) për t’u zbatuar në disa prefektura. Për sa i përket Memodandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me Rrjetin, z. Scoufias shtoi: “Ne do të fillojmë bashkëpunimin tonë nëpërmjet kontributeve me vlerën 100,000 Euro, në shërbime dhe mallra, me aktorë të ndryshëm socialë, me qëllim mbështetjen e nevojave vendore që lidhen me programin e CSR-it të TAP për të përmirësuar cilësinë e jetës së komuniteteve “.

Revista Monitor,  12.05.2016