Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ContourGlobal: Kemi financat për “Kosovën e Re”

ContourGlobal ka demantuar deklaratat e pabaza të bëra kohët e fundit në disa media se nuk mund ta financojmë projektin prej rreth 1 miliardë dollarësh, “Kosova e Re”.

ContourGlobal ka arritur të sigurojë rreth 3 miliardë financim në vitet e fundit në lokacione shumë më të ndërlikuara gjeografike se që është rasti këtu kur kemi të bëjmë me një vend evropian.

“Ne jemi fuqimisht të sigurt se kemi financimin për të ndërtuar krejtësisht një termocentral të ri me standardet më të larta bashkëkohor. Në fakt ka interesim të madh nga shumë institucione ndërkombëtare për të marrë pjesë në financimin e rreth 700 milionë eurove, ndërkohë që rreth 300 milionë do të financohen nga fondet vetanake të ContourGlobal”, thuhet në njoftimin e ContourGlobal. Po ashtu në këtë njoftim thuhet se “ata që përpiqen ta pengojnë këtë projekt po mundohen që ta dëmtojnë popullin e Kosovës, duke e lënë në një ambient të ndotur dhe të dëmshëm për shëndetin, si dhe pa furnizim të qëndrueshëm me energji, gjë që pamundëson rritjen ekonomike. Pa këtë rritje ekonomike, qytetari i Kosovës nuk do të mund të përmirësojë cilësinë e jetës”.

“Është një fakt i mirënjohur tashmë nga ekspertë me renome të fushës se “Kosova e Re” është zgjidhja e vetme për problemin kronik të Kosovës nga ndotja dhe mungesa e furnizimit me energji dhe kjo është arsyeja pse ne jemi duke shënuar përparime të dukshme me partneren tonë, Qeverinë e Kosovës, për ta realizuar këtë projekt sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në fund të komunikatës.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.05.2016