Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkesë e fortë për arin

Në një kohë të normave negative të interesit dhe rritjes së ngadaltë ekonomike, investitorët kanë shtuar kërkesën për ar në nivel rekord.

Sipas Këshillit Botëror të Arit, kërkesa për metalin e çmuar u rrit me 21% në tremujorin e parë të 2016-ës, që është norma më e shpejtë në rekord. Kjo vjen pavarësisht blerjes më të ulët nga bankat dhe kërkesës së ngadaltë për bizhuteri.

Ndonëse inflacion qëndroi “i përmbajtur” në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, paqartësitë globale kanë nxitur dëshirën e investitorëve për metalin e çmuar. Ari ka patur performancën më të fortë në çmim në tre dekada. Zyrtarët e Këshillit Botëror të Arit e lidhin këtë rritje me 3 faktorë bazë: normat negative të interesit në Europë dhe Japoni, zhvlerësimit të valutës kineze dhe gjasave për një ngadalësim të Rezervës Federale në rritjen e normës bazë.

Faktorë të tjerë përfshijnë një ngadalësim në vlerësimin e dollarit amerikan dhe parashikimet e reduktuara për rritjen globale. Këto kushte kanë gjasa të qëndrojnë, thotë drejtori i Këshillit. Fondet e listuara në bursë reflektojnë kërkesën më të madhe, ndërkohë që investimi në to ka arritur nivelin më të lartë në 7 vite.

Ari po shihet përsëri jo vetëm si një ruajtës i vlerës dhe mbrojtës nga inflacioni, por gjithashtu si një mjet diversifikimi në portofol, ku korrelacioni i aseteve qëndron i fortë. Megjithatë, kërkesa nga bankat qendrore është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e parë, në rënie me 3% me bazë vjetore dhe 31% nga tremujori i kaluar.

Scan TV,  12.05.2016