Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP merr mbështetje të fortë nga BE-SHBA

Këshilli i Energjisë BE-SHBA i ka dhënë një mbështetje të fortë hapjes së Korridorit Jugor të Gazit, duke përfshirë këtu ndërtimin e gazsjellësit TAP. Kështu thuhet në deklaratën zyrtare të Këshillit,ku theksohet edhe rëndësia e linjës së interkonjeksionit Greqi – Bullgari, si dhe ndërtimi i treminaleve LNG në Kroaci, ndërsa në Greqi kjo do të varet nga ecuria e kërkesës.

Në këtë dokument vlerësohet se Korridori Jugor i Gazit është prioritet i Bashikimit Europian pasi përmes tij synohet diversifikimi i burimeve dhe rrugëve të sigurimit të energjisë.

Projekti parashikon në fazën e parë transportimin e 10 miliardë m3 gaz nga Azebajxhani në detin Kaspik dhe më pas në Europë përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë. Në fazën fillestare gazi do të prodhohet nga fushat e Shah Deniz 2 dhe do të shërbejë si burimi kryesor për projektet e Korridorit Jugor të Gazit.

Gazi do të eksportohet në Turqi dhe në tregjet europiane duke u zgjeruar përmes gazsjellësit të Kaukazit Jugor, TANAP (Trans-Anatolian Natural Gas Pipeline) dhe Trans-Adriatic Pipeline (TAP). Ndërtimi i TAP do të nisë gjatë këtij muaji, pas ceremonisë së inaugurimit që do të zhvillohet në Selanik të Greqisë në datë 17 Maj. Rreth 870 km do të lidhen me TANAP në kufirin turko-grek.

Revista Monitor,  06.05.2016