Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përgjysmohen të ardhurat dhe shpenzimet e Bankers

Shpenzimet kapitale ishin vetëm 13 Milionë Dollarë. Vitet e kaluara Bankers Petroleum ishte burimi kryesor i investimeve të huaja në vend, teksa investimet në sektorin e hidrokarbureve përbënin rreth 40% të totalit të investimeve të huaja në vend…

Bankers Petroleum Ltd. ka publikuar rezultatet financiare dhe operacionale të tremujorit të parë 2016.  Sipas të dhënave, të ardhurat e kompanisë ishin 33 milionë dollar në tremujorin e parë 2016, nga 57 milionë dollar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 Milionë Dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 Milion Dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 Milionë Dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015, raportoi kompania.

Vitet e kaluara Bankers Petroleum ishte burimi kryesor i investimeve të huaja në vend, teksa investimet në sektorin e hidrokarbureve përbënin rreth 40% të totalit të investimeve të huaja në vend.

Periudhë sfiduese për kompaninë

“Tremujori i parë ishte sfidues për kompaninë. Ne kemi operuar në tregje të paqëndrueshme dhe konkuruese të naftës së rëndë dhe kemi mbajtur një biznes me bazë të fortë. Në të njëjtën kohë, ky ishte një tremujor emocionues, pasi blerja e propozuar nga Geo-Jade Petroleum Corporation (“Geo-Jade”) sjell mundësinë për aksionerët për të garantuar vlerë në një nivel të rëndësishëm në kushtet e tregut aktual”, komentoi Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv, David French.

“Bankers ka punuar së bashku me Geo-Jade për të përfunduar hapat e nevojshëm për të siguruar një realizim të shpejtë të transaksionit të propozuar. Ekipi ynë menaxherial dhe Bordi i Drejtorëve mbetet në mbështetje të plotë të transaksionit dhe besojmë që do të jetë në interesin më të mirë të aksionerëve”.

bankers pasqyra financiare bilanc

Pikat kryesore

Bankers ka shënuar disa arritje të rëndësishme financiare dhe operacionale gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, të përshkruar si më poshtë:

Arritja e Marrëveshjes:

  • Më 20 Mars 2016, Bankers Petroleum Ltd ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me një degë të Geo-Jade Petroleum Corporation, për blerjen e të gjitha aksioneve me një çmim cash prej C $ 2.20 për aksion. Transaksioni do të realizohet me anë të një plani marrëveshjeje në bazë të Aktit të Biznesit të Korporatave. Ky transaksion është subjekt i kushteve të zakonshme të mbylljes, duke përfshirë vendimin e gjykatës, miratimet e aksionerit dhe rregullatorëve në bazë të Aktit të Investimeve të Kanadasë, Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Shqipërisë. Transaksioni pritet të mbyllet para 30 Qershorit 2016.
  • Materialet tani janë shpërndarë në të gjithë aksionerët e Bankers për votën e tyre në Asamblenë e veçantë që do të mbahet më 31 Maj 2016. Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Bankers mbeten të angazhuar për këtë transaksion dhe rekomandojnë votimin në favor.

Të dhënat Operative:

  • Prodhimi mesatar i naftës për tre muajt e parë deri në 31 Mars 2016 ishte 17,363 fuçi naftë në ditë (Bopd) në krahasim me 18,137 bopd në tremujorin e mëparshëm dhe 19,767 bopd në tremujorin e parë të vitit 2015.
  • Shitjet e naftës ishin mesatarisht 17,280 bopd për tremujorin e parë të vitit 2016 në krahasim me 18,558 bopd në tremujorin e katërt dhe 20.283 bopd për tremujorin e parë të vitit 2015. Inventari i naftës bruto në 31 Mars 2016 u rrit në 260.000 fuçi në krahasim me 256,500 fuçi në 31 dhjetor 2015.
  • Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 Milionë Dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 Milion Dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 Milionë Dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015.

Marzhi i Produktit:

  • Gjatë tremujorit të parë deri në 31 Mars 2016 kostot operative, të shitjes dhe transportit (S&T), kryesisht me origjinë nga kompanitë me bazë shqiptare dhe punonjësit e tyre, ishin 25 Milionë Dollarë ($ 16.16 / bbl) në krahasim me 26 Milionë Dollarë ($ 15.40 /bbl) në tremujorin e mëparshëm dhe 37 Milionë Dollarë (20.48 $/bbl) për tremujorin e parë të vitit 2015.
  • Të ardhurat neto operative (netback) në tremujorin e parë të vitit 2016 ishin 3 Milionë Dollarë ($ 2.19 / bbl) në krahasim me 23 Milionë Dollarë ($13.60/bbl) për tremujorin e kaluar dhe 25 Milionë Dollarë ($13.62/bbl) për tremujorin e parë të vitit 2015.

Të Dhënat Financiare:

  • Për T1 e 2016, të ardhurat ishin 33 Milionë Dollarë (21.04 $/fuçi) në krahasim me 57 Millionë Dollarë (33.31 $/fuçi) që ishin në T4 e 2015 dhe 72 Millionë Dollarë (39.66 $/fuçi) në T1 të 2015. Çmimi i realizuar nga fusha përfaqëson 62% të çmimit reference Brent të naftës (33.94 $/fuçi) për T1 të 2016 krahasuar me 76% të çmimit reference Brent të naftës (43.76 $/fuçi) në T4 e 2015 dhe 74% të çmimit reference Brent të naftës (53.94 $/fuçi) që ishte në T1 të 2015. Rënia në % e çmimit Brent në krahasim me T1 dhe T4 të vitit 2015 ka qenë për shkak të trysnisë së diferencuar të çmimit konkurues, si pasojë e dobësisë së cmimit të mallrave.
  • Renta për qeverinë Shqiptare dhe institucioneve të lidhura me të, gjatë T1 të2016 ishte 4 Milionë Dollarë (13% e të ardhurave) krahasuar me 7 Milionë Dollarë (13% të të ardhurave) që ishin në T4 e 2015 dhe 10 Milionë Dollarë (14% e të ardhurave) për T1 e 2015.
  • Fondet e realizuara nga operacionet ishin 1 Millionë Dollarë (0.01 $/aksion) për T1 të 2016 krahasuar me 34 Milionë Dollarë (0.13 $/aksion) që ishte në T4 të 2015 dhe 25 Milionë Dollarë (0.10 $/aksion) për T1 e vitit 2015
  • Kompania vazhdon të mbajë një pozitë të fortë financiare deri në 31 Mars 2016 me para Cash prej 53 Milionë Dollarë dhe kapital qarkullues prej 144 Milionë Dollarë. Deri në 31 Mars 2016, kompania ka tërhequr 120 Milionë Dollarë nga kredia lehtësuese e aprovuar, në krahasim me 119 Milionë Dollarë që ka tërhequr në fund të vitit 2015. Kapitali qarkullues deri në 31 Mars 2015 dhe deri në 31 Dhjetor 2015 ishte përkatësisht 174 Milionë Dollarë dhe 160 Milionë Dollarë.
  • Në 31 Mars 2016, Bankers ka ‘mbrojtur’ 5000 fuçi naftë në ditë sipas kontratave me një çmim dysheme mesatar prej 52.09 $ për fuçi në ditë dhe një çmim tavan prej 54.64 $ për fuçi në ditë (të gjithë çmimet i referohen çmimit referues Brent) për bilancin e vitit 2016. Në T1 të 2016, programi mbrojtës ka gjeneruar shumën prej 7.4 Milionë Dollarë. Programi i mbrojtjes i mbetur në 31 Mars 2016 është vlerësuar me 16.2 Milionë Dollarë. Këto kontrata janë të hartuara për të mbrojtur Bankers ndaj luhatjeve të mëtejshme të çmimit të naftës gjatë vitit 2016. Në fund të Marsit, kompania shtoi 1000 fuçi nafte në ditë në kontratat mbrojtëse për bilancin e vitit 2016, duke e çuar në 6000 fuçi naftë në ditë nivelin e prodhimit të mbrojtur me një çmim dysheme mesatar prej 51.52 $ për fuçi/ditë dhe një çmim tavan mesatar prej 53.78 $ për fuçi/ditë.
  • Gjatë T1 të 2016, Kompania ka nënshkruar një marrëveshje zyrtare të detyrueshme me AKBN dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të pajtuar ekspertë të palës së tretë ndërkombëtare për të ndihmuar në zgjidhjen e auditimit të kostove të rikuperueshme. Puna nga auditori i pavarur dhe konsulenti ka filluar dhe pritet të përfundoje gjatë T3 të vitit 2016.

Parashikimi:

Prodhimi në tremujorin e dytë deri më sot është 16.704 bopd, 3.5% më ulët se mesatarja e tremujorit të parë prej 17,363 bopd. Kompania është e fokusuar në optimizimin e niveleve aktuale të prodhimit dhe është duke monitoruar kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me mjedisin e tanishëm të çmimive të naftës.
Aktiviteti në tremujorin e dytë përfshin 2 deri në 4 konvertime shtesë pusesh injektimit për të zgjeruar programin e Zgjerimit të Prodhimit të Naftës (EOR), përfundimin e njësive të mbledhjes së gazit në Pad D dhe Pad H, përfundimin e zgjerimit të sistemit grumbullues në Pad D dhe përmirësimin e kostove të transportit.

Bankers planifikon konvertimin e 12 puseve në injektim me polimer dhe rifillimin e shpimit të puseve të reja sapo çmimet e naftës të rriten.

Të dhënat e Transaksionit:

Bankers dhe Geo-Jade vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar hapat e nevojshëm për të siguruar në kohë të shpejtë të transaksionit të shpallur më parë të korporatës. Bankers ka paraqitur Qarkoren e Informacionit Menaxherial dhe materiale të ngjashme në Sedar dhe faqen e saj, para takimit të veçantë të aksionerëve të kompanisë që do të mbahet më 31 maj, 2016. Qëllimi i Takimit special është për të kërkuar miratimin e aksionerëve të marrëveshjes me bashkëpunëtorët e Geo-Jade.

Përfitimet e Marrëveshjes janë:

  • Çmimi i Cash C $ 2.20 për çdo aksion të Bankers
  • Borxhet e Bankers do të mbahen nga kompania blerëse dhe nuk do të ndikojnë çmimin e deklaruar të blerjes prej $ 2.20 për aksion
  • Marrëveshja është një mundësi për aksionerët për të arritur vlerë që përfaqëson një çmim prej 98% mbi çmimin e aksionit të kompanisë në bursë prej C $ 1.11 më 18 mars, 2016, dhe 109% mbi çmimin mesatar 30- ditor të aksioneve të Bankers prej C $ 1.05 deri më 18 mars 2016.
  • Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe mbart mbështetjen e plotë të ekipit të Menaxhimit të Bankers.

Votimi i Aksionerëve:

Bordi i Drejtuesve të Bankers rekomandon në mënyrë anonime që aksionerët të votojnë në favor të marrëveshjes.

Revista Monitor,  06.05.2016