Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fenomeni Tesla te lëndët e para

Planet e Elon Musk për industrinë e makinave do të ndikojnë edhe një treg tjetër, atë të platinit.

Megjithatë, jo vetëm kompania Tesla, pasi shumë prodhues të tjerë po përpiqen të prezantojnë makinat e tyre elektrike për të përfunduar kështu përdorimin e benzinës dhe naftës.

Ndërsa Konsumatorwt zhvendosen, kërkesa për platin, që është thelbësor për eleminimin e ndotjeve të nxjerra nga marmita, do të jetë më e ulët. Ndërkohë që makinat diesel përballen ende me pasojat e skandalit të Volkswagen, e ardhmja duket gjithnjë e më e zymtë. Edhe Arabia Saudiute po përgatitet për një epokë pa naftë. Analistët thonë se ekziston një rrezik afat-gjatë për platinin, pasi makinave me bateri elektrike nuk u nevojitet fare.

Gjatë vitit të kaluar, thuajse 1 në çdo 2 onz platin të përdorur në botë, u është shitur industrisë së makinave, nga miniera kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Rusi. Qeveritë po ofrojnë subvencione në mënyrë që shoferët të ndërrojnë makinat e tyre dhe prodhuesit po prezantojnë modele që kushtojnë më pak dhe përballojnë udhëtime më të gjata.

Elon Musk, gjatë prezantimit të modeit 3 për vetëm 35 mijë dollarë, bëri që konsumatorët të rreshtohen për të porositur. Chevrolet këtë vit pret të prezantojë modelin Bolt për 37,500 dollarë, një makinë elektrike që mund të udhëtojë 200 milje me një karikim.

Scan TV,  06.05.2016