Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë të premten, nxitur nga një dollar në rritje dhe rënia e mallrave kineze të cilat të paktën përkohësisht ‘mbizotëruan’ ndërprerjet e furnizimit të naftës së papërpunuar në Kanada, si rezultat i një zjarri të pakontrolluar masiv që po kërcënon veprimtarinë e saj të madhe të naftës bituminoze.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u tregtuan në 44.75 dollarë për fuçi, 26 cent më poshtë mbylljes së tyre të fundit. Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar  amerikane, ËTI ishin në 43.95 dollarë, 37 cent më ulët.

Dollari i fortë të paktën përkohësisht ‘mbizotëroi’efektet e reduktimit të thellë të prodhimit në Amerikën e Veriut.

Një zjarr i pakontrolluar rreth qytetit kanadez të naftës Fort McMurray ka detyruar evakuimin e banorëve të saj dhe mbylljen e 690,000 fuçive në ditë të prodhimit të përgjithshëm nga prodhimi i naftës ranore të Kandasë prej 2.2 milionë fuçi në ditë.

Të dhënat nga Administrata e Shteteve të Bashkuara për Informacionin Energjetik (EIA) tregojnë se prodhimi i naftës bruto amerikane ka rënë me 410,000 fuçi në ditë këtë vit, dhe me 800,000 fuçi në ditë që nga mesi i 2015, teksa prodhuesit iu dorëzuan problematikës që u përball me rënien e çmimeve në më shumë se 70 për qind në mes të 2014 dhe fillim të 2016.

Revista Monitor,  06.05.2016