Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reagimi i OSHEE ndaj akuzave të PD

Referuar akuzave publike të lëshuara ditën e sotme nga Partia Demokratike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron sa vijon:

Kompania “Kronos”, si shumë subjekte të tjera ka marrë pjesë në procedurat e garës për investimet në rrjetin e shpërndarjes. Çdo procedurë ka ndjekur me rigorozitet përcaktimet ligjore, në një proces krejtësisht transparent dhe online, mbikëqyrur nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Fakt ky i pranuar edhe nga Partia Demokratike e cila publikon në media pikërisht të dhënat që i akseson çdokush online tek faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Kjo kompani ka rezultuar fituese në disa prej garave ku ka marrë pjesë ndërsa vlera financiare e kontratave, përndryshe nga sa pretendon PD, nuk është 11 miliard lekë por rreth 1/3 e kësaj shume.

Gjatë gjithë procesit të garave të zhvilluara, përpara, gjatë apo pas konkurimit nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë palë e subjekt i interesuar.

Të gjitha kontratat janë lidhur përmes procedurës së tenderimit dhe shpallja e fituesit është bërë publike, sikurse është vepruar edhe me projektet e tjera.

Ndërkaq, kompania “Kronos” rezulton të ketë patur vijimësi kontratash me Operatorin e Shpërndarjes madje fluksin më të madh të punimeve të kryera e ka në periudhën 2006-2013, kohë kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

OSHEE vlerëson se përmes spekulimeve të vazhdueshme e të qëllimshme, Partia Demokratike po tenton të frenojë procesin e rimëkëmbjes së Operatorit të Shpërndarjes.

OSHEE garanton se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga objektivi për ligjshmëri në konsumin e energjisë elektrike. Pavarësisht spekulimeve, tashmë të përditshme të opozitës, OSHEE është e fokusuar plotësisht në kryerjen e investimeve aq të domosdoshme që garantojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji të qytetareve.

energjia.al  04.05.2016