Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e qëndrueshme pas rënies dy ditore

Çmimet e naftës u stabilizuan të mërkurën pas rënies dy-ditore si pasojë e shqetësimeve se ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe rritjes së prodhimit në Lindjen e Mesme do të zgjasë teprinë globale të furnizimit.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u tregtuan në 45.02 dollarë për fuçi, 5 cent më lart nga mbyllja e tyre e fundit.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u rritën 11 cent në 43.76 dollarë për fuçi.

Rëniet e së mërkurës pasuan dy seanca tregtare në të cilën Brent ra gati 7 për qind dhe WTI rreth 5 për qind nga nivelet e fund-prillit, nxitur në rënie si pasojë e rritjes së prodhimit nga Lindja e Mesme dhe shenjat e ripërtërira të ngadalësimit ekonomik në Azi.

Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia është gjithashtu duke u lëkundur.

Në Lindjen e Mesme, eksportet e Irakut pritet të rriten në prill në 3.4 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që prodhimi i Arabisë Saudite ka të ngjarë ti kthehet shifrës prej 10.5 milionë fuçi në ditë. Eksportet iraniane kanë pothuajse dyfishuar që nga fillimi i vitit në gati 2 milionë fuci në ditë.

Revista Monitor,  04.05.2016