Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, pjesë e “One stop shop” për lejet ndërtimore

KEDS, Komuna e Prishtinës dhe KUR Prishtina kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për krijimin dhe menaxhimin e një zyre të vetme shërbyese për aplikimin e nevojshëm për pëlqimet me rastin e lëshimit të Lejeve Ndërtimore pranë Komunës së Prishtinës. Nënshkrimi është bërë në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si përkujdesëse kryesore e respektimit të Ligjit për Ndërtim.

Marrëveshja parasheh hapjen e të ashtuquajturës ‘One stop shop’, e cila do të funksionojë si një zyre e vetme në kuadër të Komunë së Prishtinës. Aty, secili i interesuar do të aplikojë njëherësh për të gjitha pëlqimet që nevojiten për lëshim të lejeve ndërtimore. “Rasti i sotëm tregon se ne jemi të gatshëm të veprojmë aty ku e kërkon nevoja për t’u shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, z. George Karagutoff.

Krijimi i zyrës së tillë në Komunën e Prishtinës është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me mbështetje të USAID-it. Ky është pilot projekt dhe parashihet të shtrihet shumë shpejt edhe në komunat tjera anekënd Kosovës.

energjia.al  29.04.2016